DO BEJ DJETE!...
Arqile Garo
Me ca kile përmbi peshë e ca vite mbi kuriz,
Me ca halle ca probleme, thotë heqimi: “mba përhiz!
Pre cigarin edhe pijen, ec e rend bëj gjimnastikë,
Se do veç për dhjamë të qenit, mos u mbur gjoja s’ke
frikë…
Harro brumëra e dhjamra, ha perime krejt pa bukë
E në darkë për të harruar, rri sodit në facebook…”
Dola nga doktor mavria duke truar, duke sharë,
Por më vonë e pleqërova: “do nis djetë!”, i dhaç
karar.
Do ti zboj veset e poshtra, verën, birën e rakinë,
Pa do bëj dhe ca ushtrime, e do ngjaj me balerin.
Ç’ ka më shumë se unë Çezari e ç’ e gjeti se mba djetë,
Kapardiset nëpër kllabe dhe mustaqet ngrë përpjetë?!
Ndaj i venë çupat nga mprapa, i ka rrënë në të zullapi,
Ç’ të më qasën fëmrat mua, bytha sa një fletë dollapi.
Do më shoç o miku im sa të shkojnë nja dy tre javë,
Kur të vi i kapardisur, ec e të më zeç pastaj.
Sa të shfaqë shënjat e para fjalë e shenjtë që quhet
djetë…
Më vjen keq djema për juve, po kështu qënka kjo jetë.
Hajde hajde ç’ do të bëhet, të rinjve do tu bëj zbor,
Të kaloj në kadërdheme të më flasin: “hej, Çak Nor!”
Tu plasin sytë nga zilia, rrofsh e qofsh e mira djetë,
Të më shohin udhëheqja, të më bëjnë dhe deputet…
Pse ç’ farë kanë më shumë se unë Spirua tok me
Vangjelë
Kur të çaj në elegance, të tre bashkë i shkoj në tel.
Po ku ishe mor i dashur, pse i çove dëm kaq vite,
Duke ndënjur në mejhane, duke ngrënë mish edhe pite?
Futja ore me barishte, kastaveca e karotë
Dil e fol nëpër tribuna, mos të vejë talenti kot…
Isha mbrapa e pranoj, do filloj djetë edhe pikë!
Do dal dhe para pasqyrës, të bëj autokritikë…
Pa e thaçë edhe e bëra, nuk e ndaj veprën nga llafi,
Ha një kos e një banane, mu në djall të vejë pilafi!
Pi edhe një ujë nga çezma të të bëhet gjak e dhjamë,
Hiqi qafe magjistricat që të ftojnë: “ulu të hamë!”
E po të kërcitën zorrët, të piesë nëna: “ç’ ke mor
djalë?!”
Mbylli veshet, hap lap topin e futu në rrjet social…
Rroftë e qoftë qytetërimi, rroftë ai që shpiku djetën!
Se dyke shtrënguar rrypin, më të plotë e ke kuletën…
Shtriju qëtë në kanape, fol me shokë edhe me miq.
Ndaj është shpikur facebook-u, lë ç’ thonë njerëzit e
liq…
Lexo shkencë e politikë, merru ca me thashetheme,
Ndro kanal, a shif noj gjo… ma mirë mos ju fut k’ saj
teme!
Kështu puna miq të mi, i gjeta vetës rahatin,
Se kur bëhem unë i mirë, armikut i shtoj inatin…
Ja ku jam, me barkun bosh, por në kokë kam plot idhera
Hap kompjuterin, mendoj, mbi planet të shtoj ca vlera.
Sepse kokat e mëdha, në kohë djetash kanë punuar,
Pa bënë luftëra goxha,
ndaj dhe mbetën të lëvduar.
Ja u hap ekrani blu, them në skajp ta bëj fillimin
E i bie Aspasisë, sa kish filluar gatimin…
Hapte peta për byrek, e në sobë piqte gjeldetin,
Aspasi! Si je si shkon?! Shpejt ja mbylla marifetin…
Ngrita sytë nëpër tavan, nga goditja të marr vetën,
Dhe dërgova një mesazh: “Miqtë e mi, unë nisa
djetën!”…
Mblidhe mendën, bëju burrë, përballe realitetin!
Shtyp butonin në Angli thëras në bisedë Xhevdetin…
“Si je Xhot, si të venë punët, a je king, a noj çikë
xhek?”
“Ah që s’ je më afër Garo, po na pjek nusja biftek,
Birrat në frigorifer janë ftohur e po presin
Ja gëzuar për se largu, se burrat njëherë veç vdesin!”
Ngula këmbë e nuk pranova, i thashë ftohtë
faleminderit
Porse zorrët që përbrenda po nisnin sulmin e tmerrit…
Nuk përunjëm, nuk dorëzohem, nisa labçe të këndoj
Mor po në gojë të ma bien, unë veç vdes dhe agjeroj…
Nuk do flas me asnjëri do vozit në ndoj sajt tjetër
Hyj tek Dhimua në Athinë: “Po ku je o bukë e vjetër?!”
Ç’ ma kujton të shkretën bukë, o Dhimo nga Koshovica?
Po ja kam ndaluar vetës, të mendoj për djathë e pica!
Ore miq ore trimosha do mendojë për mua kush?!
Lëviz, thir Antigonenë: “Tungjatjeta si je Lush?”
“Këtu jam, tok me Ilirin, zbuluam një qyp të ri
E kish Pirro i Epirit, duket se mbante turshi….
Edhe neve, të gëzuar nga gjithë ky zbulim me vlerë
Ja shtruam me mish të pjekur, po pimë nga një shishe
verë”…
Zot i madh si rri i qetë, lëshoi një gjemë qafirit,
Se s’ mba vetë përgjegjësinë, ja hedh Pirros së
Epirit!
Shpejt o Garo ndro stacion, hiqe mendjen prej ushqimit
Së këta kanë bërë komplot, çaji telat e rrethimit…
Ku të nisëm e të vete, ku ia thotë këngës bilbili?
Para meje peshk në zgarë, nis edhe spjegon Tafili,
Merret vesh në Amerikë, andej gjegjet Antoneta
Sot bëra pasha qofte, hahen mirë ç’ është e vërteta,
Nga Athina futet Tina, e ajo nuk bën shaka
Dërgon përmës celularit, një tepsi me musaka.
Nga Athina në Alaskë, që andej në Argjentinë,
Nga Moska në Tepelenë, nga Babruja në Prishtinë,
Kam lajthitur nga fiqiri, tepeleku po më luan,
U bë bota një kazan, që veç zjen edhe gatuan,
Me të njohur të panjohur i falën çelementesë
Ndërsa una djetëmadhi, nuk besoj se kam më shpresë.
O ju nimfa lozonjare që s’ më vdiqet në rini,
Po më thoni, ç’ farë ju bëra që ta paguaj tani?
Çava shtigje, dhashë beteja, e lëkura veç m’ u rrop,
Nuk do rri tani si kungull të jap shpirt mbi një lap top.
Ai që e shpiku djetën u djegtë në furrat e ferrit,
Bëju trim Arqile djali… nisu drej frigoriferit…
Janinë 09.12.2012