Sipas poemthit të Dhionisios Sollomos
“E pashë Ksanthullën”
Mbrëmanet pashë Anetën,
Mbrëmë vonë në muzgëtim,
Tek vej të mirr galetën,
Të nisej për udhëtim.
Të fryrë velat e bardha,
Gufonin ndenë erë,
Njelloj si pulëbardha,
Kur fluturimin merr.
Qëndronin miqtë e heshtur,
Me gaz e turbullirë,
Ajo tundte shamizën
E thoshte lamtumirë.
Eh, atë përshëndetje,
Qendrova të kundroj,
Der’ sa nga largësia,
Nuk munda më ta shqoj.
Nuk mundja të dalloja,
Kur u largua shumë,
A ish ajo shamia,
Apo i dallgës shkulm.
Pëlhurëzë e gufuar,
Shamizë e larë në shkumë,
Tek u përlotën shokët,
Lotova edhe unë.
Nuk qaja për galetën,
Për velëzën e shkretë,
Por qaja për Anetën,
Që ikte në kurbet.
Nuk qava për galetën,
As për të bardhen velë,
Veç qava për Anetën,
Me flokun e kaçurel.
“E pashë Ksanthullën”
Mbrëmanet pashë Anetën,
Mbrëmë vonë në muzgëtim,
Tek vej të mirr galetën,
Të nisej për udhëtim.
Të fryrë velat e bardha,
Gufonin ndenë erë,
Njelloj si pulëbardha,
Kur fluturimin merr.
Qëndronin miqtë e heshtur,
Me gaz e turbullirë,
Ajo tundte shamizën
E thoshte lamtumirë.
Eh, atë përshëndetje,
Qendrova të kundroj,
Der’ sa nga largësia,
Nuk munda më ta shqoj.
Nuk mundja të dalloja,
Kur u largua shumë,
A ish ajo shamia,
Apo i dallgës shkulm.
Pëlhurëzë e gufuar,
Shamizë e larë në shkumë,
Tek u përlotën shokët,
Lotova edhe unë.
Nuk qaja për galetën,
Për velëzën e shkretë,
Por qaja për Anetën,
Që ikte në kurbet.
Nuk qava për galetën,
As për të bardhen velë,
Veç qava për Anetën,
Me flokun e kaçurel.